Me ftesë të Ministrit të Mbrojtjes Kombëtare të Kanadasë, Bill Blair, Ministri i Mbrojtjes Ejup Maqedonci së bashku me Komandantin e FSK-së gjenerallejtënant Bashkim Jasharin, po marrin pjesë në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë në Halifax të Kanadasë.
Në njoftimin e Ministrisë së Mbrojtjes theksohet se edicioni i sivjetmë i forumit është i fokusuar tek sfidat e sigurisë me të cilat aktualisht përballet bota demokratike.
Forumi synon që të shërbej si një ngjarje që do të nxisë bashkëpunimin strategjik mes vendeve demokratike.
"Në margjinat e kësaj ngjarjeje përveç pjesëmarrjes në sesionet punuese, do të realizojnë takime bilaterale me homologë dhe përfaqësues të tjerë politik dhe ushtarak të vendeve partnere", thuhet në njoftim.