Hamza: Buxheti i shtetit duhet të rritet si rezultat i rritjes së aktivitetit ekonomik, jo i ngarkueshmërisë me taksa

Aktuale

Hamza: Buxheti i shtetit duhet të rritet si rezultat i rritjes së aktivitetit ekonomik, jo i ngarkueshmërisë me taksa

Më: 23 nëntor 2024 Në ora: 12:32
Bedri Hamza

Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza ka thënë se buxheti i shtetit duhet të rritet si rezultat i rritjes së aktivitetit ekonomik.

Hamza në një postim në Facecook, ka thënë se Ligji për Tatimin në Pronë duhet të ndryshojë.

“Buxheti i shtetit duhet të rritet si rezultat i rritjes së aktivitetit ekonomik, jo si rezultat i ngarkueshmërisë me taksa.

Ligji për Tatimin në Pronë duhet të ndryshojë.

Barra për bizneset, për qytetarët e Kosovës, nuk do të jetë ngarkesë e papërballueshme”, shkruan Hamza.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat