Haradinaj: Qëndrimet luftënxitëse në Serbi nga mbetjet e Millosheviqit, nevojë mbijetese politike

Aktuale

Haradinaj: Qëndrimet luftënxitëse në Serbi nga mbetjet e Millosheviqit, nevojë mbijetese politike

Më: 23 nëntor 2024 Në ora: 13:34
Daut Haradinaj

Anëtari i kryesisë së AAK-së, Daut Haradinaj, ka thëne se anëtarësimi i Kosovës në NATO i përmbyllë të gjitha debatet për sigurinë.

Tutje ai u shpreh se Kosova dhe aleatët e saj të sigurisë sot janë qindra herë më të fortë e më të përgatitur se në vitet 1998-99.

Po ashtu, Haradinaj shton se qëndrimet për një luftënxitje në Serbi nga mbetjet e Millosheviqit, nuk janë as më shumë e as më pak se nevojë mbijetese politike në Serbi.

“Qëndrimet për një luftënxitje në Serbi nga mbetjet e Millosheviqit, nuk janë as më shumë e as më pak se nevojë mbijetese politike në Serbi. Kosova dhe aleatët e saj të sigurisë sot janë qindra herë më të fortë e më të përgatitur se në 98-99. Këto retorika të humbësit ballkanik veç sa e rrisin vullnetin tonë për të qenë të gatshëm ta mbrojmë çdo pëllëmbë të territorit tonë, ashtu siç vepruam kundër kasapit të Ballkanit”, ka thënë Haradinaj.

“Ne jemi të fokusuar për t’u bërë pjesë e NATO-s dhe kjo i mbyll debatet e sigurisë përjetësisht për Kosovën”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat