Presidentja Vjosa Osmani, në fillim të Forumit Ndërkombëtar të Sigurisë në Halifax, ka takuar ministren e Punëve të Jashtme të Kanadasë, Melanie Joly.
Sipas Presidencës, në takim është diskutuar për situatën e sigurisë në Kosovë e rajon dhe mbështetjen kanadeze për forcimin e pozitës ndërkombëtare të Kosovës.
“Ndër të tjera, Osmani dhe Joly, diskutuan edhe për thellimin e partneritetit tanë strategjik në një sërë fushash të interesit të përbashkët”, thuhet në njoftimin e Presidencës.