Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në fjalimin vjetor para deputetëve bëri thirrje për ruajtjen e marrëdhënieve me vendet aleate, duke thënë se cenimi i raporteve me këto vende e cenon vetë Kosovën.
Kjo deklaratë e Osmanit u cilësua si ‘goditje’ ndaj kryeministrit Albin Kurti, ku me këtë rast shpërfaqi edhe përçarjet mes dy liderve të shtetit.
E në lidhje me fjalimin e Osmanit, ka reaguar profesori Enver Bytyçi.
Ai në një postim në Facebook u shpreh se nuk i beson aspak fjalimit të Osmanit në Kuvend, e kjo për një arsyje, përcjell “Bota sot”.
“E dua dhe e respektoj presidenten Osmani! Por nuk i besoj fjalës që ajo mbajti në parlament! Pse? Sepse nuk besoj që do kishte sovranitet të tillë në veri pa një kryeministër sovran!”, shkroi ndër të tjera Bytyçi.