Bytyçi befason me deklaratën për Osmanin: E dua presidenten, por nuk i besoj fjalës që ajo mbajti në Kuvend!

Aktuale

Bytyçi befason me deklaratën për Osmanin: E dua presidenten, por nuk i besoj fjalës që ajo mbajti në Kuvend!

Nga: A.M. Më: 23 nëntor 2024 Në ora: 18:38
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në fjalimin vjetor para deputetëve bëri thirrje për ruajtjen e marrëdhënieve me vendet aleate, duke thënë se cenimi i raporteve me këto vende e cenon vetë Kosovën.

Kjo deklaratë e Osmanit u cilësua si ‘goditje’ ndaj kryeministrit Albin Kurti, ku me këtë rast shpërfaqi edhe përçarjet mes dy liderve të shtetit.

E në lidhje me fjalimin e Osmanit, ka reaguar profesori Enver Bytyçi.

Ai në një postim në Facebook u shpreh se nuk i beson aspak fjalimit të Osmanit në Kuvend, e kjo për një arsyje, përcjell “Bota sot”.

“E dua dhe e respektoj presidenten Osmani! Por nuk i besoj fjalës që ajo mbajti në parlament! Pse? Sepse nuk besoj që do kishte sovranitet të tillë në veri pa një kryeministër sovran!”, shkroi ndër të tjera Bytyçi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat