Faton Peci sjell dëshmitë kundër PAN-it dhe Haradinajt, përmend edhe deputeten e AAK-së

Aktuale

Faton Peci sjell dëshmitë kundër PAN-it dhe Haradinajt, përmend edhe deputeten e AAK-së

Nga: H.O. Më: 23 nëntor 2024 Në ora: 18:42
Faton Peci

Ministri i Bujqësisë Faton Peci përmes një postimi në Facebook ka sjellë dëshmitë që sipas tij në kohën e koalicionit PAN dhe Qeverisë Haradinaj, i ishte refuzuar aplikimi për grant Kooperativës Bujqësore “KRUSHA”. 

Ai thotë se atë kohë ky refuzim nuk ishte bërë lajm e as deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj nuk ka protestuar në Kuvend.

Postimi i plotë:

Siç edhe e kam paralajmëruar, ja dëshmia që në vitin 2019, në kohën e koalicionit PAN dhe Qeverisë Haradinaj, i refuzohet aplikimi për grant Kooperativës Bujqësore “KRUSHA”. 

Edhe në vitin 2019 kemi pasur media të lira, por që asnjëherë ky refuzim ska përbërë lajm! E qe besa as deputeten Time Kadrijaj nuk e kemi parë të protestojë në Kuvend.

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat