Ministri i Bujqësisë Faton Peci përmes një postimi në Facebook ka sjellë dëshmitë që sipas tij në kohën e koalicionit PAN dhe Qeverisë Haradinaj, i ishte refuzuar aplikimi për grant Kooperativës Bujqësore “KRUSHA”.
Ai thotë se atë kohë ky refuzim nuk ishte bërë lajm e as deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj nuk ka protestuar në Kuvend.
Postimi i plotë:
Siç edhe e kam paralajmëruar, ja dëshmia që në vitin 2019, në kohën e koalicionit PAN dhe Qeverisë Haradinaj, i refuzohet aplikimi për grant Kooperativës Bujqësore “KRUSHA”.
Edhe në vitin 2019 kemi pasur media të lira, por që asnjëherë ky refuzim ska përbërë lajm! E qe besa as deputeten Time Kadrijaj nuk e kemi parë të protestojë në Kuvend.