Dogana e Kosovës dhe Policia e Kosovës në rrugën Viti-Gërlicë kanë ndaluar për kontroll një automjet, që po drejtohej nga një person i moshës 32-vjeçare.
Dogana njofton se gjatë kontrollit është parë se kishte të ngarkuar tekstil të markave tregtare të mbrojtura, 1 mijë 200 palë trenerka, për të cilin mall nuk kishte dokumente mbi prejardhjen e mallit ku vlera e mallit ishte afër 10 mijë 000.
“Malli dhe automjeti dërgohen në terminalin doganor ku me rastin janē duke u marrun njësitet e doganës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e doganës.
Njoftimi i doganës:
Njësia e Taskë Forcës -DRK-Lindje ( Dogana e Kosovës dhe Policia e Kosovës), në zbatim të masave për parandalim dhe luftimin e paligjshmërisë dhe kontrabandës, kanë intensifikuar kontrollet taktike dhe operacioneve në teren.
Me datë 23.11.24 njësitet e lartcekura në rrugēn Viti-Gērlicë kanë ndaluar për kontroll automjetin Mercedes Benz furgon me targa vendore i cili drejtohej nga personi V.Q. i moshēs 32 vjeqarë, shtetas Kosovarë.
Gjatë kontrollit është parë se kishte të ngarkuar tekstil tē markave tregtare të mbrojtura (1200 palë trenerka) pēr të cilin mall nuk kishte dokumente mbi prejardhjen e mallit ku vlera e mallit ishte afër 10.000€.
Malli dhe automjeti dërgohen në terminalin doganor ku me rastin janē duke u marrun njësitet e doganës së Kosovës.