24 vite nga vrasja e Xhemail Mustafës/ Publicisti i ashpër: U vra nga dora kriminale e atyre që nuk gjenin rrugë…!

Aktuale

24 vite nga vrasja e Xhemail Mustafës/ Publicisti i ashpër: U vra nga dora kriminale e atyre që nuk gjenin rrugë…!

Nga: M.H. Më: 23 nëntor 2024 Në ora: 21:43
Xhemail Mustafa

Sot janë bërë 24 vjet që nga vrasja e patriotit dhe një nga figurat e ndritshme të vendit, Xhemail Mustafës.

E në lidhje me këtë ka folur publicisti Milam Nela.

Ai ka shkruar në lidhje me dorën kriminale që vranë Mustafësn duke e cilësuar si rrugë të vetme për të marr pushtetin nga ai, përcjell “Bota sot”.

Nuk do të harrohet kontributi kolosal i Xhemail Mustafës si kolumnist i gazetës më të rëndësishme të kohës “Bota Sot””, shkruan ndër tjera Nela.

Mustafa tregon një kronologji të ngjarjeve se si janë bërë shumë vrasje të paqarta, duke filluar nga Enver Maloku e deri tek Agim Ramadani.

Ata atje në amëshim nuk do të jenë të qetë pa u dhënë drejtësi për këto vrasje”, nënvizoi Nela tutje.

Postimi i plotë

Sot është 24 vjetori i vrasjes së një nga mendjeve më të ndritura të Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe kontributorëve më të çmuar të pavarësisë së Kosovës, Xhemail Mustafës.

Xhema u vra nga dora kriminale e atyre që nuk gjenin rrugë tjetër për marrjen e pushtetit nga rivalët politikë përveç eleminimit fizik të tyre.

Xhema ishte njëri prej tyre por nga më të rëndësishmit e skenës politike shqiptare të kohës në Kosovë, krah i djathtë i Presidentit Historik Ibrahim Rugoves.

Nuk do të harrohet kontributi kolosal i Xhemajl Mustafës si kolumnist i gazetës më të rëndësishme të kohës Bota Sot!

Ai ishte një intelektual kalibri i kohëve të vështira në kuptimin e plotë të fjalës.

Pasi kishin eliminuar Enver Malokun, Fehmi Aganin e vrasjes në rrethana të paqarta të Salih Çekajt, Agim Ramadanit në frontin e luftës klani i bodrumeve të Zvicrës sipas shembullit të Enver Hoxhës së pas 45s në Shqipëri do të vazhdonte atentatet duke hequr qafe kundërshtarët deri në ardhjen në pushtet të Partisë Demokratike të Kosovës dhe Hashim Thaçit.

Një nga njohësit më të mirë të realitetit kosovar Veton Surroi do të deklaronte para disa vitesh se "vrasjet politike në Kosovë ndaluan vetëm kur Hashim Thaçi erdhi në pushtet"!

Sot e kësaj dite nuk janë zbardhur vrasjet e luftës dhe të pasluftës për motive pushteti e politike në Kosovë!

Gjaku i Xhemës, Ismet Rracit, Ukë Bytyçit, Smajl Hajdarajt, Tahir Zemajt, Ekrem Rexhës (komandant DRINIT) Bekim Kastratit, Bardhyl Ajetit, Besim Dajakut, Enver Malokut e dhjetëra veprimtarëve të Lidhjes Demokratike tē Kosovës kërkon drejtësi!

Ata atje në amëshim nuk do të jenë të qetë pa u dhënë drejtësi për këto vrasje.

Lavdi Xhemajl Mustafës e të gjithë martirëve që kanë dhënë jetën për lirinë e Kosovës .

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat