“Mos e fyeni klubin ku doni të hyni”, Rohde citon Hovenierin për të çuar mesazh tek akterët institucionalë të Kosovës

Aktuale

“Mos e fyeni klubin ku doni të hyni”, Rohde citon Hovenierin për të çuar mesazh tek akterët institucionalë të Kosovës

Më: 28 nëntor 2024 Në ora: 21:28
Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jörn Rohde

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jörn Rohde, theksoi se është e rëndësishme të ruhet respekti ndaj institucioneve ndërkombëtare në procesin e anëtarësimit të Kosovës.

Ai komentoi situatën e krijuar nga disa deklarata të udhëheqësve institucionalë të Kosovës, të cilët e kanë kritikuar “mos balancën e BE-së ndaj palëve në dialog”.

Në një intervistë për media Ambasadori Rohde sqaroi se ndryshimet në qeverisje nuk duhet të ndikojnë në parametrat e marrëveshjeve të arritura.

“Është gabim të mendohet se kur qeveritë ndërrohen, ndryshojnë edhe parametrat kryesore… Ne duam që normalizimi të ndodhë, ne kemi një dokument që operon dhe marrëveshja e Brukselit është e përshkruar qartë aty,” theksoi ai.

Ai shtoi se procesi është aktualisht i bllokuar për shkak të mungesës së besimit dhe vullnetit për lëvizje nga të dyja palët.

“Aktualisht jemi bllokuar për shkak se të dyja palët nuk tregojnë, do të thosha, besim të mirë dhe vullnet për të lëvizur. Por e vërteta është se Serbia është e kënaqur me status quo-në. Kosova do që të ndryshojë status quo-në,” shpjegoi ai.

Ambasadori gjithashtu përmendi nevojën për njohje ndërkombëtare dhe anëtarësim të Kosovës në organizata ndërkombëtare.

“Ne duam ta ndryshojmë status quo-në për më shumë njohje, duke u bërë anëtar i të gjitha klubeve ku dëshironi të jeni,” tha Rohde, duke shtuar se një qëndrim i tillë është i mundshëm vetëm nëse Kosova respekton institucionet dhe organizatat ndërkombëtare.

Në fund, Ambasadori gjerman citoi një deklaratë të kolegut të tij amerikan, duke theksuar rëndësinë e respektit ndaj institucioneve ndërkombëtare.

“Nëse doni të bëheni anëtar të klubit, mos e fyeni atë klub ku doni të bëheni anëtar i tij. Kjo nuk është kurrë ide e mirë.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat