Haradinaj thotë se ka mundësi që Haki Abazi t’i bashkohet AAK-së

Aktuale

Haradinaj thotë se ka mundësi që Haki Abazi t’i bashkohet AAK-së

Më: 28 nëntor 2024 Në ora: 22:28
Haki Abazi

Sonte i ftuar në emisionin Pressing është kreu i AAK-së Ramush Haradinaj, i cili u pyet nëse deputeti i pavarur Haki Abazi do t’i bashkohet partisë së tij.

Haradinaj tha se do ta kishte për nder bashkëpunimin me Abazin.

Hakinë e njoh shumë gjatë edhe e di që ka qenë aktiv në plot procese, mendoj që i ka ndihmu Kosovës. Shoqërisë civile e proceseve të brendshme në mënyra të ndryshme dhe i ka ruajt miqt e Kosovës”, tha Haradinaj.

“Është e mundur por nuk po du me dalë me folë më përpara, por do ta kisha për nder bashkëpunimin me Hakinë”, u shpreh Haradinaj kur u pyet nëse Abazi do të jetë në listën e AAK-së.

“Hakia e ka një strukturë të njerëzve që janë me peshë dhe të respektuar, e përfaqëson një të djathtë të avancuar në vlera të reja, nuk është një e djathtë e prapambetur”, u shpreh ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat