Kryetarja e Komunës së Preshevës, Ardita Sinani, ka ndarë disa fotografi në Facebook nga festa që është bërë atje për ndër të 28 Nëntorit.
Në një postim në Facebook, ajo ka thënë se sot janë bashkuar të gjithë shqiptarët më shumë se kurrë.
“Përmbyllja e festës së Flamurit në Luginën e Preshevës. Ky 28 Nëntor i bëri bashkë shqiptarët e Luginës në një atmosferë të ngrohtë, festive dhe të mbushur me krenari kombëtare”.
“Ky moment i përbashkët na rikujton forcën e bashkimit dhe dashurinë e pashuar për flamurin kuq e zi”, ka thënë Sinani.