​Sulmohet me granatë objekti i komunës në Zveçan

Aktuale

​Sulmohet me granatë objekti i komunës në Zveçan

Më: 29 nëntor 2024 Në ora: 08:03
Foto nga vendngjarja

Objekti komunal në Zveçan është sulmuar me granatë mbrëmë pak para mesnatës, ndërsa përveç dëmeve materiale nuk ka të lënduar.

Përveç disa dritareve të thyera në objektin e komunës, janë dëmtuar edhe tri vetura që kanë qenë të parkuara në afërsi, dy prej të cilave me targa të Serbisë dhe një me targa vendore.

Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e Veriut, Veton Elshani tha se sulmi ka shkaktuar dëme materiale.

“E njëjta ka shkaktuar dëme materiale në ndërtesën e Komunës së Zveçanit e poashtu edhe në 4 vetura që kanë qenë të parkuara aty afër. Nuk ka të lënduar apo të dyshimtë, ndërsa policia po punon në drejtim të ndriçimit të rastit”, tha Elshani.

Policia sipas tij mbetet e përkushtuar që të vazhdoj të ofroj shërbimet ndaj qytetarëve të veriut të vendit.

Për nder të 28 Nëntorit, dje në Zveçan – në pjesën veriore e Kosovës, për herë të parë është mbajtur seanca solemne e Kuvendit Komunal.

Derisa nuk dihet nëse sulmi ndërlidhet me mbajtjen e kësaj seance solemne.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat