Behgjet Pacolli flet për Naim Murselin, ja çka thotë për raportin e tyre: E vetmja mundësi...

Aktuale

Behgjet Pacolli flet për Naim Murselin, ja çka thotë për raportin e tyre: E vetmja mundësi...

Më: 29 nëntor 2024 Në ora: 09:12
Behgjet Pacolli dhe Naim Murseli

Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli ka folur për raportet që ka pasur me Naim Murselin, i cili dyshohet se kishte porositur vrasjen e gruas së tij, Liridona Ademajt.

Pacolli ka thënë se Naim Murselin e kishte emëruar si këshilltar të jashtëm gjatë kohës së ka qenë ministër i Punëve të Jashtme.

Ai po ashtu ka thënë se atë e ka takuar para shumë vitesh, kur ka qenë fëmijë, gjatë një tubimi partiak në Gjakovë.

“Isha në Gjakovë në një tubim partiak, dhe baba edhe nëna e tij erdhën me një djalosh, dhe thonë se është shumë i dhënë pas jush, ka shumë fotografi. Dhe baba i tij më tregon se ky ka pasur një operacion të rëndë në zemër, dhe unë e mbajë atë afër, qysh i kom mbajtë edhe shumë fëmijë tjerë. Sa herë kam shkuar në Gjakovë ka ardhur, e dhe jashtë Gjakovës ka ardhur”, ka treguar Pacolli në një intervistë.

Pacolli tutje tregoi se “Ata janë shpërngulur në Suedi, pastaj ai është rritur, kur isha ministër, ai erdhi, dhe më jep disa këshilla, pasi në ministri nuk kasha gjetur asnjë webs faqe si duhet, dhe as asgjë”.

“Dhe i them ti a mundesh me rregullu diçka, thotë po… I thash hajde puno diçka edhe unë të paguaj nga Mabetex, dhe krijo faqe edhe për ta edhe për ministri. Unë e nominoj atë si këshilltar të jashtëm, e vetmja mundësi për më mujt me punu ai”.

Më tej, Pacolli tha se kur ka ndodhur tragjedia, ka pasur shumë thashetheme kryesisht në mediat në Shqipëri, të cilët e kanë përfshirë edhe atë.

“Kur ndodhi tragjedia me të, ai ka qenë pak invaziv, nëse të kish taku kish kërku foto, ai ka qenë një fetishist i madh për të qenë me njerëz të famshëm, ku kam qenë unë ka ardhur dhe ka bërë foto. Raportime se ka qenë biseksual, kanë harruar se unë vij nga një familje fisnike”.

Pacolli tregoi se nuk përkrah komunitetin LGBTI, dhe se kurrë nuk do të shkonte një paradë për t’i mbështetur ata.

Thashethemet që u bënë për të dhe Murselin, thotë se kanë lënë një shije të keqe, derisa tregoi se edhe djali i tij ka parë disa video që kanë qarkulluar në rrjetin social Tik Tok, ku edhe është prekur nga to.

Naim Murseli, në nëntor të vitit 2023, dyshohet se kishte paguar vrasjen e gruas së tij, Liridona Ademajt. Ajo u vra në veturë derisa ishte bashkë me të dhe dy djemtë e saj.

Murseli dhe dy të dyshuarit tjerë po vazhdojnë të mbahen në paraburgim, ndërsa deri tani Prokuororia nuk ka ngritur aktakuzë për ta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat