Një vit nga vrasja e Liridona Ademajt, vëllai i saj prek me postimin në rrjete sociale

Aktuale

Një vit nga vrasja e Liridona Ademajt, vëllai i saj prek me postimin në rrjete sociale

Më: 29 nëntor 2024 Në ora: 09:43
Vëllai i Liridonës, ka bërë një postim në rrjete sociale.

Sot bëhet një vit nga vrasja e Liridona Ademajt, një vrasje e cila tronditi të gjithë vendin.

Ajo u vra në lagjen “Bërnicë” të Prishtinës, dhe si i dyshuari kryesor është Naim Murseli, bashkëshorti i saj.

Vëllai i Liridonës, ka bërë një postim në rrjete sociale.

Postimi:

Sot u bë 1 vit që nga vdekja jote motër.

Na mungon pa fund, malli për ty shtohet dita e dites e mungesa jote vrehet çdo moment.

Do të kujtojmë gjithmonë me mall, si një motër e mrekullueshme, një vajzë e bukur, një Nënë fantastike, e një grua e fortë. Të moren nga ne në moshën me të mire, e në mënyren me dinake.

Ende e mbaj mend sa e dhimbshme ishte ajo natë, sa më ishin lodhur sytë dhe zemra.

Më kujtohet ende se si për pak sa nuk më merrej fryma ndërsa po qaja, dhe se si po përpiqesha të ndaloja zhurmën që mund të bëja.

Nuk do ta harrojmë kurrë sa e vështirë ishte për ne, nuk do ta harrojmë kurrë atë dhimbje.

Qofsh banore e Xhennetit Motër, të kujtojmë gjithmonë me mall e dashuri familja Ademaj si dhe djemtë Diar dhe Dion.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat