Gruaja që humbi jetën në aksidentin në rrugën magjistrale Kaçanik-Hani Elezit, dyshohet se ishte e moshës 24-vjeçare.
Media mëson se në kohën kur ndodhi aksidenti, ajo ishte e vetme në veturë.
“Si pasojë e këtij aksidenti një person e gjinisë femër, e moshës madhore ka humbur jetën, vdekja e së cilës është konstatuar nga mjekët në vendin e ngjarjes.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe Njësia e Hetimeve të Aksidenteve, e cila po e heton rastin”, thuhet ndër të tjera në konfirmimin e policisë