Debat i fortë mes Spahiut e Vasilit: ‘S’ekziston kombi kosovar – Vetëm një debil thotë kështu!’

Aktuale

Debat i fortë mes Spahiut e Vasilit: ‘S’ekziston kombi kosovar – Vetëm një debil thotë kështu!’

Më: 29 nëntor 2024 Në ora: 11:53
Nexhmedin Spahiu dhe Leart Vasili

Një debat i fortë është zhvilluar në emisionin “Pa Protokoll”, mes aktorit Leart Vasili dhe analistit Nexhmedin Spahiu, teksa diskutohej për kombin shqiptar.

Spahiu ka thënë se përderisa Kosova ka një kombëtare, ka teatër e bibliotekë kombëtare, vetëm një debil mund të thotë se nuk është komb.

“Në kuptimin etnik Kosova është krahinë e Shqipërisë, por në kuptimin kombëtar nuk është sepse Shqipëria ka ambasador në Prishtinë, por nuk ambasador në Vlorë, përderisa thu kombëtarja e Kosovës, përderisa ka teatër kombëtar, biblioteke kombëtare në Prishtinë vetëm një debil mund të thotë që s’ka komb kosovar, se këto kundërshtojnë më njëra tjetrën”, tha Spahiu.

Pas kësaj deklarate ka reaguar Vasili, i cili tha se kosovarët flasin shqip dhe gjuha është identitet.

“Po ju a flisni shqip apo gjuhë kosovare, gjuha është identitet”, tha Vasili.

“Nuk është ashtu, kombi amerikan flet gjuhen angleze, kombi australian flet gjuhën angleze”, deklaroi Spahiu.

“Ato kanë qenë koloni, Kosova nuk ka qenë koloni”, theksoi Vasili.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat