Bazuar në situatën e tanishme ku kemi ndryshim të kushteve atmosferike reshje të shiut e borës dhe ulje të temperaturave, Policia e Kosovës ka apeluar të gjithë pjesëmarrësit në trafik, në veçanti shoferët për kujdes të shtuar gjatë ngasjes.
Policia apelon për përshtatje të shpejtësisë me kushtet atmosferike dhe gjendjen e rrugës.
Ajo apelon për mbajtje të distancës së sigurisë në mes mjeteve.
Poashtu edhe ngadalësim gjatë lëvizjes në rrugë të mbuluara me ujë e borë.