Ndryshe nga shifrat e Inspektoratit të Punës për vdekjet në vendin e punës, nga Sindikata e Sektorit Privat deklarojnë ndryshe.
Kryetari i kësaj sindikate, Jusuf Azemi tregon se gjatë 2024 janë regjistruar 8 raste me fatalitet në vendin e punës.
“Në vitin 2024 deri më tani kemi 12 raste të vdekjes së punëtorëve në vendin e punës duke përfshirë edhe vdekjen e fundit të 25 vjeçarit”, u shpreh Azemi.
Azemi tregon se punëtorët s’kanë kushte minimale për të punuar.
“Kushtet e rënda i kanë punëtorët, askush nuk mbanë përgjegjësi për ta përveç ata për vete, nuk janë krijuar kushtet as minimale që ta respektojmë ligjin mbi sigurinë dhe shëndetin në punë. Veç nëse e ruajnë vetën se Institucionet nuk po bëjnë asgjë”, deklaroi ai.
Tutje, Azemi vlerëson se fajtori kryesor për humbjen e jetëve të punëtorëve janë pronarët e kompanisë.
Ai ka kritikuar Qeverinë dhe Inspektoratin e Punës për mos punën e tyre.
“Fajtori kryesor është pronari i kompanisë, kur punëtori hynë në kantier nuk duhet lejuar të hyjë pa pajisje. Çdo kompani e ka për obligim që ta ketë një punëtor për çështje të sigurisë dhe shëndetit të punës që e mbikëqyr këtë kompani dhe ai duhet të jetë përgjegjës. Inspektorati i Punës nuk është duke kryer punën e vetë dhe as Qeveri”, tha ai.
Në Kosovë një numër i konsiderueshëm i punëtorëve punojnë pa sigurim shëndetësor dhe sigurim jetësor.