​Mantelbardhët paralajmërojnë protestë

Aktuale

​Mantelbardhët paralajmërojnë protestë

Më: 29 nëntor 2024 Në ora: 12:33
Kryesia ka marr vendim për protestë.

Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës ka paralajmëruar protestë më 5 dhjetor, ku një ndër kërkesat e tyre është rritja e pagave.

Sipas njoftimit të federatës, pas diskutimit të sfidave kryesore me të cilat po përballet sektori i shëndetësisë në Kosovë, kryesia ka marr vendim për protestë.

“Me këtë protestë, FSSHK shpreh pakënaqësinë e thellë për ndërprerjen e dialogut social me Ministrinë e Shëndetësisë, mospajtimin me propozimin e qeverisë për një rritje të vogël të koeficientit prej 0.5, mosnënshkrimin e Kontratës Kolektive Sektoriale, si dhe injorimi i protestës nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë ndaj kërkesave të FSSHK-së”, thuhet tutje.

FSSHK ka theksuar se këto veprime pengojnë përmirësimin e kushteve të punës dhe zhvillimin e një sistemi shëndetësor më të qëndrueshëm dhe të drejtë për të gjithë profesionistët shëndetësor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat