​Sulmi në Komunën e Zveçanit, s’ka të dyshuar për momentin

Aktuale

​Sulmi në Komunën e Zveçanit, s’ka të dyshuar për momentin

Më: 29 nëntor 2024 Në ora: 14:13
Foto ilustrim

Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani, duke folur për incidentin e mbrëmshëm ndaj objektit të Komunës në Zveçan, ka thënë se policia është shumë e ashpër në hetim të incidentit të mbrëmshëm, shumë e ashpër ndaj personave me të kaluar kriminale, sidomos ndaj atyre që sulmojnë policinë.

Sipas tij, sulmet e ngjashme si ajo e natës së mbrëmshme, në një situatë, siç e quajti ai delikate, për policinë janë të parashikueshme.

Ai shtoi se deri tani nuk ka ndonjë të dyshuar dhe se policia është duke zhvilluar të gjitha pikat e hetimeve.

"Ne jemi duke i vazhduar të gjitha pikat e hetimeve, të gjitha rrugët, dhe kudo që ato na dërgojnë ne do të shkojmë atje, por për momentin nuk kemi ndonjë person të dyshimtë...Krejt këto veprime që ju i shihni për ne janë të parashikueshme dhe kemi konsideruar që mund të ndodhin ndoshta edhe më herët, nëse jo më herët atëherë më vonë, por kjo situatë është delikate... Ne jemi të kujdesshëm në veprimet tona në veri të vendit, jemi modest, jemi duke ecur me mirësi në kryerjen e detyrave tona, por këto veçori tona nuk duhet me u pa si dobësi, për arsye se Policia e Kosovës është shumë e ashpër në hetim të rastit, shumë e ashpër në luftim me personat me të kaluar kriminale ose kriminele, sidomos ata të cilët bëjnë këto vepra kundër policëve tonë", ka thënë Elshani. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat