U.d i Kryeprokurorit ankohet se s’iu aprovua buxheti për shtimin e numrit të prokurorëve dhe stafit

Aktuale

U.d i Kryeprokurorit ankohet se s’iu aprovua buxheti për shtimin e numrit të prokurorëve dhe stafit

Më: 29 nëntor 2024 Në ora: 16:07
Besim Kelmendi

Ushtruesi i Detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi, është ankuar se pushteti ekzekutiv dhe ai legjislativ nuk ua ka aprovuar kërkesat për ndarjet buxhetore për sistemin prokurorial në Kosovë.

Këtë ankesë, Kelmendi e ka bërë të premten kur ka marrë pjesë në Konferencën e Këshillit Gjyqësor të Kosovës “Ditët e Gjyqësorit”, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Gjatë fjalës së tij, U.D. Kryeprokurori Kelmendi ka përmendur sfidat e sistemit prokurorial, në veçanti ato që kanë të bëjnë me ndarjen e buxhetit nga pushteti ekzekutiv dhe legjislativ për të pasur një sistemin prokurorial funksional dhe efikas, me ç’rast ka theksuar se si pasojë e mosaprovimit të kërkesave buxhetore për të shtuar numrin e prokurorëve dhe stafit mbështetës do të vije deri të pamundësia e mbajtjes së seancave gjyqësore brenda afateve ligjore, për shkak të numrit disproporcional të prokurorëve dhe gjyqtarëve”, thuhet në njoftimin e Zyrës së Kryeprokurorit.

Sipas njoftimit, Kelmendi ka theksuar rëndësinë e koordinimit në mes të sistemit gjyqësor dhe sistemit prokurorial, për të garantuar një drejtësi efikase dhe të besueshme në Republikën e Kosovës.

Konferenca e Këshillit Gjyqësor të Kosovës “Ditët e Gjyqësorit”, është organizuar me mbështetjen e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), Misioni në Kosovë, ku në ditën e dytë të kësaj gjykate kanë marrë pjesë gjyqtarë të fushës penale të gjykatave në Republikën e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat