Në Shtetet e Bashkuara çdo vit festohet Dita e Falenderimeve, të enjten e fundit të nëntorit.
E me këtë rast, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani bashkë me ambasadorin amerikan, Jeffrey Hovenier dhe ushtarët amerikanë kremtuan këtë festë.
Osmani në postimin e saj në Facebook falënderoi ushtarët amerikanë për angazhimin e tyre.
“Mirënjohje për angazhimin e tyre të palodhur për paqen dhe sigurinë në Kosovë, përderisa ata festojnë këtë festë larg familjeve e më të dashurve të tyre”, shkroi presidentja, përcjell “Bota sot”.
Postimi i plotë
Së bashku me ambasadorin Hovenier, me ushtarët amerikanë dhe ushtarë nga shtete të tjera në kampin Bondsteel, sikurse çdo vit, kremtuam Festën e Falënderimeve (Thanskgiving).
Mirënjohje për angazhimin e tyre të palodhur për paqen dhe sigurinë në Kosovë, përderisa ata festojnë këtë festë larg familjeve e më të dashurve të tyre.