Dita e Falënderimeve, Osmani dhe Hovenier festojnë bashkë me ushtarët amerikanë në Bondsteel

Aktuale

Dita e Falënderimeve, Osmani dhe Hovenier festojnë bashkë me ushtarët amerikanë në Bondsteel

Nga: A.M. Më: 29 nëntor 2024 Në ora: 16:33
Foto nga takimi

Në Shtetet e Bashkuara çdo vit festohet Dita e Falenderimeve, të enjten e fundit të nëntorit.

E me këtë rast, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani bashkë me ambasadorin amerikan, Jeffrey Hovenier dhe ushtarët amerikanë kremtuan këtë festë.

Osmani në postimin e saj në Facebook falënderoi ushtarët amerikanë për angazhimin e tyre.

“Mirënjohje për angazhimin e tyre të palodhur për paqen dhe sigurinë në Kosovë, përderisa ata festojnë këtë festë larg familjeve e më të dashurve të tyre”, shkroi presidentja, përcjell “Bota sot”.

Postimi i plotë

Së bashku me ambasadorin Hovenier, me ushtarët amerikanë dhe ushtarë nga shtete të tjera në kampin Bondsteel, sikurse çdo vit, kremtuam Festën e Falënderimeve (Thanskgiving).

Mirënjohje për angazhimin e tyre të palodhur për paqen dhe sigurinë në Kosovë, përderisa ata festojnë këtë festë larg familjeve e më të dashurve të tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat