Gruda i PDK-së: Do ta shkrijmë epërsinë e VV-së deri në fund të fushatës

Aktuale

Gruda i PDK-së: Do ta shkrijmë epërsinë e VV-së deri në fund të fushatës

Më: 29 nëntor 2024 Në ora: 19:01
Përparim Gruda

Koordinatori i Departamentit për Drejtësi në PDK, Përparim Gruda, thotë se deri në fund të fushatës do të arrijnë të “shkrijnë” epërsinë e VV-së.

“Ata e dinë që ne jemi duke u rritur, dhe ata janë duke rënë. Ne do ta shkrijmë epërsinë e VV-së deri në fund të kësaj fushate, deri më 9 shkurt Bedri Hamza, Partia Demokratike do ta shkrijë epërsinë”, u shpreh ai në “DPT te Fidani”.

Gruda tha se programi dhe kandidati i tyre për kryeministër janë çelësi për fitore.

“Programi ynë dhe kandidati ynë për kryeministër janë çelësi për fitore. Në fund të mandatit nuk shkohet qeveria ta akuzojë opozitën, është një mundësi e re që partitë të ulën dhe të ofrojnë një platformë të re për katërvjeçarin që vjen”.

Ai mes tjerash u shpreh se po ofrojnë një program të zhvillimit ekonomik, të sundimit të ligjit, të integrimit të Kosovës në arenën ndërkombëtare, dhe të heqjes së sanksioneve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat