Njohësi i sigurisë, Arben Dashevci ka folur për sulmin e mbrëmshëm në objektin e Komunës së Zveçanit dhe sulmin e disa ditëve më parë në stacionin policor.
Në intervistën për emisionin “Ditari”, Dashevci këto raste i cilëson të izoluara dhe sporadike, ngase sipas tij kjo është e tëra se çfarë mund të bëjnë bandat kriminale.
Sipas Dashevcit, këto “banda kriminale janë të dirigjuara” prej atyre që kanë shkaktuar sulmin në Banjskë më 24 shtator të vitit të kaluar.
Ai thotë se këto “banda kriminale do të identifikohen” nga autoritetet e rendit dhe ndjekjes.
Derisa, Policinë e Kosovës e cilëson me shkollën e Parisit, që sipas tij, që i rregullon gjërat e rendit publik.
“Këto raste që unë i cilësoi sipas mendimit tim të izoluara dhe sporadike sepse kjo është e tëra se çka mund të bëjnë ato banda kriminale. Ata janë të dirigjuar prej atyre që na e kanë sjell Banjskën dhe këto copëza kriminale sipas mendimit tim janë të dirigjuara prej atyre që na e kanë shkaktuar rrezikun më 24 shtator, por sipas mendimit tim në aspekt sigurie rrugët e tyre janë shumë të ngushtuara, hapësirat e tyre për veprim janë shumë të vogla dhe do të mbesin të izoluara. Edhe këto banda kriminale mendoj unë do të indetifikohen nga autoritetet e rendit dhe ndjekjes. Policia e Kosovës gjithmonë ka qenë në patrullime ose në lëvizje ose në kontroll statike, sepse në atë pjesë ju e dini se çfarë është bërë në ato pjesë të ndryshme mallrave drogave të ndryshme dhe është nevoja e rendit publik d.m.th të policisë të ndërtojë substacione të ndryshme ose që të ketë shërbime normalisht që atyre nuk iu konvenon që e kanë bërë atë propagandë. Sa i përket organit të rendit unë nuk po shoh diçka ndryshme prej ndonjë policie të Evropës, ky organ i vendit po shkon definitivisht me shkollën e Parisit që i rregullon gjërat e rendit publik”, ka deklaruar Dashevci në emisionin “Ditari” në Tëvë1.