Policia del me detaje të reja për sulmin në Ibër Lepenc

Aktuale

Policia del me detaje të reja për sulmin në Ibër Lepenc

Më: 30 nëntor 2024 Në ora: 00:56
Një pjesëtar i Policisë së Kosovës duke qëndruar afër kanalit të dëmtuar të ujit në Varragë, komuna e Zubin Potokut, më 29 nëntor 2024.

Policia e Kosovës ka deklaruar se nga hetimet që janë bërë në shpërthimin që ka ndodhur në kanalin kryesor të Ibër Lepencit, është konstatuar se ky ka qenë një sulm i i qëllimshëm, akt kriminal terrorist i kryer nga persona të dyshuar.

Në njoftimin e publikuar në rrjetin social Facebook, PK pohon se për këtë sulm janë njoftuar edhe institucionet ndërkombëtare të sigurisë.

“Policia e Kosovës, ka rritur masat e sigurisë në lokacionet sensitive dhe do të vazhdojë të punojë intensivisht drej zbardhjes dhe ndriçimit të rastit, për të cilin nga hetimet fillestare ekziston dyshimi i bazuar se sulmi ka qenë i qëllimshëm dhe i kryer me eksploziv nga individ apo grup kriminal, duke shkaktuar dëme të mëdha materiale”.

“Policia e Kosovës do të përdorë të gjitha aftësitë dhe asistencën nga komuniteti ndërkombëtar për të hetuar provat dhe për të gjetur personat përgjegjës për dëmtimin e furnizimit me ujë të vendit, të furnizimit të termocentraleve e të Zubin Potokut, e që mund të dëmtojë qytetarët”, thuhet në njoftimin e policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat