Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar përsëri pas konferencës për sulmin në Zubin Potok.
Ai ka thënë se punëtorët dhe zyrtarët e institucioneve po bëjnë një punë të jashtëzakonshme dhe vetëmohuese në sanimin e dëmit të shkaktuar nga shpërthimi.
Ai gjithashtu ka shprehur falenderim për punëtorët e Ibër Lepencit, KEK-ut, Agjencisë së Menaxhimit të Emergjencave, KRU Prishtinës dhe Policisë së Kosovës.
Postimi i plotë:
Punëtorët dhe zyrtarët e institucioneve tona të shtetit po bëjnë një punë të jashtëzakonshme dhe vetëmohuese në sanimin e dëmit të shkaktuar nga shpërthimi i mbrëmshëm.
I falënderoj punëtorët e Ibër Lepencit, KEK-ut, Agjencisë së Menaxhimit të Emergjencave, KRU Prishtinës dhe Policisë së Kosovës, për zellin dhe profesionalizmin që po shfaqin orë pas ore.