Shkëlzen Gashi: Sulmet e Vuçiq-it në veri të Kosovës po bëhen me i minimizu arritjet e Albin Kurtit atje

Aktuale

Shkëlzen Gashi: Sulmet e Vuçiq-it në veri të Kosovës po bëhen me i minimizu arritjet e Albin Kurtit atje

Nga: A.SH Më: 30 nëntor 2024 Në ora: 08:18
Shkëlzen Gashi dhe Albin Kurti

Mbrëmë në Zubin Potok ndodhi një shpërthim që ka dëmtuar kanalin e ujit të Ibër-Lepencit, nga ku furnizohen me ujë nga Liqeni i Ujmanit disa qytete të vendit, si dhe Korporata Energjetike e Kosovës për ftohjen e termoelektranave të saj.

Nga ky shpërthim nuk ka pasur viktima, sipas autoriteteve të Kosovës.

Derisa, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka akuzuar fqinjin verior të Kosovës, Serbinë, për "sulm kriminel dhe terrorist", i cili, sipas tij, ka synuar “ta dëmtojë infrastrukturën mbase më të rëndësishme” të vendit.

Pas kësaj ka reaguar analisti Shkëlzen Gashi, që sipas tij e tëra kjo po bëhet për të minimizuar arritjet e Albin Kurtit.

“Gjatë fushatës elektorale në Kosovë, Aleksandar Vučić-i ka me organizu pandërpre sulme në veri të Kosovës, në mënyrë që me i minimizu arritjet e Albin Kurtit atje”, shkruan ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat