Italia ka dënuar shpërthimin e mbrëmshëm në kanalin e Ibër Lepencit.
Në një postim në platformën X, ambasada italiane thekson se qëndrojnë me Kosovën në përpjekjet e saj hetimore për të kërkuar llogari nga përgjegjësit e këtij sulmi të neveritshëm.
“Italia dënon me vendosmëri sulmin në kanalin e ujit në Zubin Potok, i cili ka prekur furnizimin me ujë dhe ka rrezikuar banesat vendase.
Ne qëndrojmë me Kosovën në përpjekjet e saj hetimore për të kërkuar llogari nga përgjegjësit e këtij sulmi të neveritshëm”, thuhet në reagim.