Ambasada franceze në Kosovë ka dënuar ashpër sulmin ndaj infrastrukturës jetike të Kosovës, ku kanali kryesor në Ibër Lepenc u dëmtua rëndë.
Përmes një postimi në X, ambasada franceze shton se ky sulm duhet të hetohet dhe përgjegjësit të dalin para drejtësisë.
“Ambasada franceze dënon ashpër sulmin ndaj infrastrukturës kritike në Kosovë duke dëmtuar një kanal ujor në Zubin Potok që është thelbësor për furnizimin me ujë të Kosovës dhe funksionimin e termocentraleve të Kosovës. Ky sulm duhet të hetohet dhe përgjegjësit të dalin para drejtësisë”, thuhet në reagimin e kësaj ambasade.
“Falënderojmë gjithashtu KFOR-in dhe EULEX-in për reagimin e tyre të shpejtë dhe mirëpresin koordinimin me qeverinë e Republikës së Kosovës”.