“Paradoks, kush po vdes për...”, reagim i ashpër ndaj Haradinajt për akuzat ndaj Kurtit: Mbrëmë u vra Asociacioni i Beogradit

Aktuale

“Paradoks, kush po vdes për...”, reagim i ashpër ndaj Haradinajt për akuzat ndaj Kurtit: Mbrëmë u vra Asociacioni i Beogradit

Nga: A.Zh Më: 30 nëntor 2024 Në ora: 11:19
Ramush Haradinaj dhe Albin Kurti

Njohësi i shkencave të mediave dhe Retorikës, Gëzim Mekuli, ka analizuar paradoksin dhe servilizmin e opozitës në Kosovë ndaj Serbisë në kontekstin e sulmit terrorist të kryer në kanalin e Ibrit.

Mekuli ka kritikuar liderin e opozitës, Ramush Haradinaj, për shmangien e kritikave ndaj Serbisë dhe për fajësimin e Qeverisë së Kosovës dhe të Albin Kurtit, duke aluduar se këto veprime kanë si motiv ambicien për të ardhur në pushtet.

“Paradoksi dhe servilizmi i opozitës; aktin terrorist serb e quajnë butë e qetë: "shpërthim"!

-Ramush Haradinaj, në vend që të drejtojë gishtin te Vuçiqi për sulmin terrorist në kanalin e Ibrit, akuzon Qeverinë e Kosovës dhe Albin Kurtin.

Dhe pastaj pyesim: kush po vdes, e kush po ëndërron, për t’u bërë kryeministër?”, ka shkruar Mekuli në një postim në Facebook.

Në një postim tjetër, kritiku ka theksuar se sulmi terrorist, i realizuar nga Beogradi, shkatërroi përpjekjet për krijimin e një Asociacioni një-etnik serb, duke nënvizuar se Beogradi vazhdon të ndjekë politika të ngjashme me ato të vitit 1878.

“Asociacioni një-etnik serb i Beogradit, u vra mbrëmë nga vet Beogradi.

Edhe një herë Beogradi u dëshmua se është Beogradi i moçëm 1878-ës.

E përsëris; Diverzantët e mbrëmshëm nga Beogradi, pushkatuan asociacionin një etnik e jodemokratik të Beogradit.

*"Faleminderit Beograd!"”, ka thënë Gëzim Mekuli./Botasot

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat