Deputeti gjerman: Sulmi në Ibër Lepenc, i ngjashëm me metodat terroriste ruse – nëse është Serbia prapa sulmit...

Aktuale

Deputeti gjerman: Sulmi në Ibër Lepenc, i ngjashëm me metodat terroriste ruse – nëse është Serbia prapa sulmit...

Më: 30 nëntor 2024 Në ora: 12:25
Ibër Lepenc

Deputeti i Bundestagut gjerman, Michael Roth, sulmin e mbrëmshëm në Ibër Lepenc, e ka quajtur të ngjashëm me metodat ruse.

Ai madje thotë se nëse Serbia qëndron prapa këtij sulmi, atëherë “kjo do të ishte fundi i negociatave të BE-së me Serbinë”.

“Këto janë metoda terroriste ruse kundër një shteti sovran në zemër të Evropës. Këto sulme duhet të hetohen deri në fund.

Nëse Serbia qëndron prapa tyre, që shpresoj të mos jetë kështu, atëherë kjo do të ishte fundi i negociatave të BE-së me Serbinë”, shkroi deputeti Roth. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat