Hamza viziton rezervuarët e Ujësjellësit “Mitrovica”: Prioritet duhet të jetë siguria e qytetarëve

Aktuale

Hamza viziton rezervuarët e Ujësjellësit “Mitrovica”: Prioritet duhet të jetë siguria e qytetarëve

Më: 30 nëntor 2024 Në ora: 12:32
Bedri Hamza

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, i cili njëherësh është edhe kryetar i Mitrovicës dhe qytetar i kësaj komune, këtë mëngjes ka vizituar rezervuarët e Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Mitrovica” për ta parë nga afër gjendjen e tyre.

Hamza, i cili ka falënderuar zyrtarët për angazhimin, qytetarët për maturinë, mediat për raportimin korrekt dhe partnerët ndërkombëtarë për reagimet e shpejta, ka thënë se siguria e qytetarëve, siguria e infrastrukturës publike, ruajtja e rendit dhe rikthimi i normalitetit duhet të jenë prioritete absolute për të gjithë ne.

“Këtë paradite isha te rezervuarët e Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Mitrovica” për ta parë nga afër gjendjen e tyre. I falënderoj të gjithë zyrtarët që po angazhohen në vendngjarje për sanimin e dëmit, qytetarët për durimin, mirëkuptimin e maturinë dhe mediat për raportimin korrekt.

U jam mirënjohës të gjithë partnerëve ndërkombëtarë për reagimet e tyre të shpejta dhe të vendosura për zhvillimet në veriun e vendit. Siguria e qytetarëve, siguria e infrastrukturës publike, ruajtja e rendit dhe rikthimi i normalitetit duhet të jenë prioritete absolute për të gjithë ne”, ka shkruar Hamza.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat