Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Bekë Berisha, ka thënë se është e rëndësishme që Kosova ka një ushtri, ndërsa kritikon institucionet për gjendjen në Forcën e Sigurisë së Kosovës.
Berisha ka shprehur shqetësim lidhur me qeverisjen aktuale, teksa e quan “më të keqen që është mbajtur mend”.
Berisha ka thënë se ushtarët e FSK-së nuk i kanë rrogat e majme, siç kishte proklamuar zëvendësministri i Mbrojtjes, Shemsi Syla.
“Është me rëndësi që kemi ushtri të Kosovës, janë të fuqishme aq sa duhet për mbrojtjen e vendit dhe për të kryer të gjitha detyrat ashtu siç duhet. Ne nuk kemi qenë më të fortë kurrë në aspektin e mbrojtjes. Jo për shkakun e politikës, mirëpo si shqiptar në jemi më mirë se gjithherë që kemi qenë më herët. Kjo Qeveri ka qenë më e keqja që mbahet mend ngaherë në të gjitha aspektet edhe më ka prekur shumë kur kam dëgjuar një zëvendës ministër i Qeverisë së Kosovës shqiptar, ka thënë që ushtarët e FSK-së i marrin rrogat e majme. Ky është fjalor i poshtër i keq, nuk janë pagat ashtu, kanë nevojë të ngritën pagat dhe mendoj që një qeverisje e ardhshme mund ta bëjë sepse po shkojmë drejtë zgjedhjeve duhet me pasur në plan e premtim dhe me zbatuar që pagat e ushtarëve, policëve, mësimdhënësve, sektorit të sigurisë e shëndetësisë duhet me u rrit pagat, nuk ka më hapësirë për me gënjyer me thënë se ky e ka mirë ose me pasur konsultime”, ka deklaruar Berisha.
Berisha ka kritikuar situatën me ushqimin në FSK, duke theksuar se ushtarët ende janë në kushte të vështira, duke u munduar të përballojnë me mundësi të kufizuara, duke bërë “bukën vet”.
“Gjenda me ushqimin është ashtu siç ka qenë i degraduar, vazhdojnë ushtarët e FSK-së me bë, është sikur pilot projekt, duke munduar ta bëjnë bukën vet, edhe kjo çështje duhet të rregullohet. Pastaj janë disa operator që bëjnë furnizime por edhe grupet e interesit brenda kësaj qeverie, ata nuk mbesin keq, mirëpo ushtarët e FSK-së, janë prapë me telashet e fillimit. Ende nuk është zgjedhur ajo, gjenda ekonomike në fillim dhe pagat e ulëta, mos kujdesi si duhet ndikon që ushtarët e FSK-së më lëshuar pasi që i kanë kryer trajnimet e lëre më me konkurruar këta të rinj. Ne jemi rralluar si popull ka plotë që po dalin për një jetë më të mirë, kështu që ne duhet ta bëjmë në plan se si ta mbajmë rininë këtu. Nuk është që mungon vullneti patriotizmi atdhedashuria për t’i shërbyer vendit, mirëpo me këto kushte është problem”, ka thënë ai.
Berisha ka komentuar gjithashtu deklaratën e zëvendësministrit të Mbrojtës Shemsi Syla, i cili tha se ushtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës po marrin “rroga të majme”.
Ai e cilëson këtë një fjalor të poshtër dhe të pavërtetë, duke theksuar se pagat e ushtarëve duhet të rriten dhe se kjo mund të realizohet vetëm nga një qeverisje më e mirë.
“Nuk është problem të tregohet se si është situata, por me dalë të gënjejë përfaqësuesi i qeverisë me thënë se është mirë puna, kur po shihet në pikë të ditës që nuk është aspak mirë dhe që duhet me investuar. Edhe në rajon jemi mbrapa në çdo aspekt ne synojmë me u integruar në NATO dhe në të njëjtën kohë nuk i përfundojmë disa ditore që janë minore, të vogla dhe që ka buxhet dhe janë të gjitha mundësitë për ta bërë. Mirëpo e gjejnë rrugën e arsyetimit, të ofendimit, nuk është e majme pagat e FSK-së. Shpresoj për ditë më të mira, pasi të shkoj në shtëpi kjo Qeveri ka qenë shumë e papërgjegjshme”, theksoi deputeti i AAK-së.
Në fund, deputeti i AAK-së shpreson për ditë më të mira “pas largimit të kësaj qeverie”, teksa konsideron për Eo se Kosova duhet të ketë një qeverisje më të përgjegjshme dhe që do të merret më shumë me nevojat e qytetarëve, veçanërisht me sektorin e sigurisë dhe ushtarëve.