Ish-koloneli i FSK-së: Kosova të kërkojë hetim ndërkombëtar për sulmin në Ibër-Lepenc

Aktuale

Ish-koloneli i FSK-së: Kosova të kërkojë hetim ndërkombëtar për sulmin në Ibër-Lepenc

Më: 30 nëntor 2024 Në ora: 12:37
Afrim Veseli

Afrim Veseli, ish-kolonel i FSK-së, ka reaguar pas sulmit të ndodhur mbrëmë, duke kërkuar hetim ndërkombëtar për të zbardhur këtë akt të rëndë.

Veseli ka theksuar se sabotimi dhe akti terrorist duhet të hetohen në mënyrë të thellë, duke kërkuar që Kosova të kërkojë angazhimin e ekspertëve ndërkombëtarë për hetimin e rastit.

‘’Sabotimi dhe akti terrorist duhet të hetohet dhe të zbardhet. Kosova të kërkon hetim ndërkombëtar për sulmin. BE duhet ti kërkohet që të vjen me ekspert për rastin’’, tha Veseli.

Ai ka shtuar se Bashkimi Europian (BE) duhet të dërgojë ekspertë, ndërsa ka theksuar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të ndërhyjnë në hetim edhe pa kërkesë formale.

‘’BE duhet ti kërkohet që të vjen me ekspert për rastin. Amerikanët ata do e bëjnë edhe pa ju kërkuar’’, tha Veseli.

Veseli ka kërkuar që Serbia të mbahet përgjegjëse për një akt të tillë dhe të vihet para bankës së të akuzuarve. Ai ka thënë se pas dy sulmeve të rënda ndaj Kosovës, bisedimet duhet të ndërpriten dhe Kosova duhet të ecë përpara politikisht në aleancë me Amerikën.

‘’Serbia me çdo kusht të vihet në bankën e të akuzuarit. U bënë dy raste sulmesh të rënda, bisedimet të ndërpriten. Kosova të ec para politikisht me Amerikën’’, deklaroi ish koloneli.

Ai gjithashtu ka siguruar qytetarët se nuk kanë arsye për panik, duke theksuar forcën e Kosovës dhe aleancën me Amerikën dhe NATO-n për mbrojtjen e sovranitetit dhe pavarësisë së vendit.

‘’ Qytetarët tanë s’kanë vend për panik. Jemi të fortë, me ne është Amerika dhe NATO’’, përfundoi Veseli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat