Ambasada austriake në Kosovë ka dënuar sulmin në Ibër-Lepenc.
Në reagimin e kësaj ambasade thuhet se ky sulm duhet të hetohet dhe përgjegjësit të dalin para drejtësisë.
“Dënojmë sulmin në kanalin Ibër-Lepenac. Kanali është thelbësor për furnizimin me ujë dhe për funksionimin e termocentralit më të madh të Kosovës.
Ky sulm duhet të hetohet me shpejtësi dhe përgjegjësit të dalin para drejtësisë”, thuhet në reagimin e ambasadës.