Qytetarët e Mitrovicës së Veriut do të mund të furnizohen me ujë të pijes nga cisterna, në lagje dhe orare të caktuara.
Kjo pas sulmit terrorist mbrëmë në Varragë të Zubin Potokut që dëmtoi kanalin e Ibër-Lepencit duke çuar kështu në ndërprerën e furnizimit të rregullt.
Sot vendosen cisterna me ujë të pijes në lagjet e qytetit të Mitrovicës Veriore, sipas orarit: 13:00 – Lagjja e Boshnjakëve, 13:45 – Lagjet pranë Spitalit, 14:30 – Lagjet pranë Stacionit të Policisë.
Vazhdimisht në lagje të tjera do të ketë furnizim me ujë të pijes nga cisternat deri në rifillimin e furnizimit të rregullt.