​Shefja e UNMIK-ut dënon sulmin terrorist në Zubin Potok

Aktuale

​Shefja e UNMIK-ut dënon sulmin terrorist në Zubin Potok

Më: 30 nëntor 2024 Në ora: 15:34
Caroline Ziadeh

Shefja e UNMIK-ut Caroline Ziadeh dënon fuqishëm sulmin e mbrëmshëm ndaj kanalit të ujit Ibër-Lepenc në Zubin Potok, duke shkaktuar dëme kritike në infrastrukturën thelbësore civile dhe duke ndërprerë furnizimin me ujë.

Ziadeh në rrjetin X, ka shkruar se ky sulm është thellësisht shqetësues dhe rrezikon të dëmtojë stabilitetin.

“Një hetim gjithëpërfshirës transparent është i domosdoshëm për të identifikuar përgjegjësit dhe për t'i mbajtur ata përgjegjës”, ka thënë ajo.

Kujotjmë, se sulmin e kanë dënuar të gjithë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat