Ambasada e Finlandës në Prishtinë ka dënuar sulmin ndaj kanalit të ujësjellësit në Zubin Potok.
Në reagimin e kësaj Ambasade, thuhet se “janë duke e monitoruar situatën nga afër dhe qëndrojmë me Kosovën në përpjekjet e saj hetimore”.
“Dënojmë ashpër sulmin ndaj kanalit ujësjellës në Zubin Potok që është thelbësor për furnizimin me ujë të Kosovës dhe funksionimin e termocentraleve të saj. Ne jemi duke e monitoruar situatën nga afër dhe qëndrojmë me Kosovën në përpjekjet e saj hetimore”, thuhet në reagimin e Ambasadës së Finlandës.
Kryeministri i vendit, Albin Kurti këtë sulm në veri të Kosovës e ka quajtur kriminal dhe terrorist dhe vjen nga bandat e orkestruara nga Serbia.