Sinani: Sulmi në Zubin Potok, veprim kriminal e terrorist

Aktuale

Sinani: Sulmi në Zubin Potok, veprim kriminal e terrorist

Më: 30 nëntor 2024 Në ora: 16:25
Kryetarja e Komunës së Preshevës, Ardita Sinani

Kryetarja e Komunës së Preshevës, Ardita Sinani ka reaguar pas sulmit të mbrëmshëm në tubacionin e ujitjes Ibër-Lepenc në fshatin Varagë të Zubin Potokut. Ajo ka dënuar këtë akt dhe ka vlerësuar si sulm terrorist.

Sinani, përmes rrjetit social ‘Facebook’, ka shkruar se ky veprim kriminal e terrorist kërkon hetim të plotë dhe përgjegjësi maksimale për autorët.

“Kosova mbetet e vendosur për të ruajtur paqen dhe rendin, duke mos lejuar asnjë akt që minon sigurinë. Në këto momente të rënda jemi me zemër me Republikën e Kosovës, institucionet dhe popullin e saj!”, ka shkruar Sinani.

Postimi i plotë

Dënoj ashpër sulmin terrorist në Zubin Potok të Republikës së Kosovës

Sulmi i mbrëmshëm në fshatin Varagë të Zubin Potokut, që ka dëmtuar infrastrukturën kritike me qëllim cenimin e sigurisë kombëtare është një akt i rëndë dhe i papranueshëm që cenon sigurinë dhe stabilitetin e vendit. Ky sulm nuk mund të jetë ndryshe pos sulm terrorist.

Ky veprim kriminal e terrorist kërkon hetim të plotë dhe përgjegjësi maksimale për autorët. Kosova mbetet e vendosur për të ruajtur paqen dhe rendin, duke mos lejuar asnjë akt që minon sigurinë.

Në këto momente të rënda jemi me zemër me Republikën e Kosovës, institucionet dhe popullin e saj!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat