Mujka jep lajmin: Brenda 5 apo 6 orëve në Ibër Lepenc mund të kyçen kompanitë e ujësjellësit

Aktuale

Mujka jep lajmin: Brenda 5 apo 6 orëve në Ibër Lepenc mund të kyçen kompanitë e ujësjellësit

Më: 30 nëntor 2024 Në ora: 17:06
Foto ilustrim

Faruk Mujka, drejtor i Ndërmarrjes Hidroekonomike “Ibër Lepenci”, ka thënë se gjendja është realitivisht stabile e kanalit kryesor të Ibër Lepencit pas sulmit që ndodhi mbrëmë.

Në Info Magazine, ai u shpreh se është sanuar një pjesë e kanalit sa për të funksionuar për një javë, derisa të bëhet rregullimi i plotë këtij shpërthimi.

“Kemi një furnizim stabil për KEK-un, sasia e ujit që qarkullon nëpër kanalin e sanuar është 75 për qind e sasisë që transportohet muajve nëntor, dhjetor dhe janar”.

“Brenda pesë apo gjashtë orëve do të mund të kyçen edhe kompanitë e ujësjellësit që janë të kyçur në Ibër Lepenc, nuk mund të them se do të kenë furnizim total, por 70 apo 80 për qind e nevojave do të mund të plotësohen”, ka thënë Mujka. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat