​Sulmi terrorist, Avni Islami: Provat tregojnë për Mbrojtjen Civile

Aktuale

​Sulmi terrorist, Avni Islami: Provat tregojnë për Mbrojtjen Civile

Më: 30 nëntor 2024 Në ora: 17:48
Foto ilustrim

Profesori i çështjes së sigurisë Avni Islami ka komentuar zhvillimet pas sulmit të mbrëmshëm terrorist në Zubin Potok.

Mbrëmë, infrastruktura kritike e Kosovës ishte në shënjestër të një shpërthimi profesional dhe të sofistikuar që synonte destabilizimin e vendit dhe ndërprerjen e shërbimeve thelbësore, ka shkruar Islami në rrjetin X.

Ai ka thënë se të gjitha provat tregojnë për Mbrojtjen Civile (Civilna Zastita), duke vepruar sipas urdhrave të autoriteteve serbe.

“Mbrojtja Civile” dhe “Brigada e Veriut”, janë dy nga grupet kriminale që kanë vepruar ndër vite në veri të Kosovës.

Me vendim të Qeverisë së Kosovës, “Mbrojtja Civile” dhe “Brigada e Veriut” janë shpallur organizata terroriste. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat