Dega e Lidhjes Demokratike të Kosovës, sot e ka mbajtur një mbledhje me anëtarësinë ku ka diskutuar rreth emrave për deputet.
Pas mbledhjes, janë publikuar emrat e atyre që do të garojnë nga kjo degë për zgjedhjet e 9 shkurtit.
Në mesin e tyre s’është Agim Veliu, figura kryesore e kësaj partie në Llap për disa dekada.
Listë i prin kryetari i kësaj dege, Ekrem Hyseni.
“Kjo pa dyshim që është listë fituese dhe bashkë me mbështetjen e strukturave dhe elekoratit rugovistë llapjanë do jetë listë e rikthimit të LDK-së në Podujevë!”, thuhet në njoftim.
Këta janë kandidatët për deputet nga LDK-ja në Podujevë:
Anëtari i kryesisë Qendrore, Dr. Afrim Tahiri, mjek i shquar;
Fatlume Jaha, kryetare e Forumit të Gruas LDK – Podujevë;
Arjeta Salihu – Abazi, asambliste dhe anëtare e Kryesisë LDK – Podujevë;
Mustafë Abazi, afarist dhe veprimtar i LDK -së në Mërgatë;
Valon Demolli, shef i Grupit të Këshilltarëve të LDK – Podujevë; dhe
Anëtar i kryesisë dhe Qëndrim Softolli, asamblist dhe anëtar i Kryesisë së LDK-së në Podujevë.