Pas vizitës në veri të Kosovës, kryeministri Albin Kurti dhe ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci kanë mbikëqyrur edhe pikat statike dhe patrullat ushtarake të vendosura në Obiliq e Vushtrri.
Pas sulmit të mbrëmshëm në kanalin kryesor të Ibër Lepencit, Kurti shprehet se si qeveri janë të përkushtuar për garantimin e sigurisë dhe mirëqenies së qytetarëve.
“Ndër vendimet e dala nga mbledhja e Këshillit të Sigurisë, që e mbajtëm në orët e para të mëngjesit ishte angazhimi i FSK-së në mbështetje të autoriteteve civile përmes detyrave të patrullimeve dhe vëzhgimit të pikave të infrastrukturës kritike në lokacione të ndryshme në Kosovë”, ka shkruar i pari i qeverisë në Facebook.
“Pas vizitës në Varagë të Zubin Potokut, kësaj radhe me ministrin e Mbrojtjes, Maqedonci ishim në pikat statike dhe patrullat ushtarake të vendosura në regjionin e Obiliqit dhe Vushtrrisë. Jemi të përkushtuar për garantimin e sigurisë dhe mirëqenies së qytetarëve”.
PAMJET: