Artisti Ҫun Lajҫi në një postim të tij në Facebook i është drejtuar kryeministrit Albin Kurti duke i premtuar votën der isa të vdes, siҫ shkruan vetë ai.
Artisti thotë se njëherë kishte hatërmbetje me Kurtin, mirëpo pas gëzimeve të AAK-së e PDK-së për dëmtimin e kanalit të ujit në Ibër Lepenc, vjen me një thirrje për të gjithë qytetarët e Kosovës.
Ai shkruan se ‘gëzimet’ e opozitës për krimet serbë në veri u rikthefshin në vota për Albin Kurtin.
Postimi i plotë:
Albin Kurti
Kam dashtë me ta marrë inati, madje as me t'thanë tungatjeta, madje-madje, as mos me ta dhanë votën, por këto gëzimet e AAK-së dhe të PDK-së për damtimin e Kanalit të Iber Lepencit, me ujin e të cilit ftofen turbinat e Termocentralit, me këto "Fiu fiu, frynë veriu"...të deputetës që paguhet nga Qeveria të cilën ajo e urrenë më shumë se ate të Serbisë, dhe me gazetat e Beogradit që i citojnë fjalët e Ramushit, (si t'shte korespodent i tyre), vëllaut të dy dëshmorëve, se bandat e mbetura të Radojçiqit, s'kan t'bajnë me keto minime teroriste, por,( e citoj); - "me politikën e gabuar të Qeverisë", dhe thërret; - "mjaftë ma me filma"!
- Hej, filma i quen 15 kilogramet e tritolit në Kanalin e ujit (jetës), dhe brengat e Kryeministrit për tokën vitale të Kosovës, i duken lojna, filma fëmijësh!
- Të mjerë mbetshit përgjithmonë, ju që s'e kuptoni se shqiptarët e lig, inatçorë, për pushtet përdorin rrenën, shpifjen dhe për interesin përsonal, bahen bashkpuntorë e spiuj të anmikut serb!
Tani nga unë e ke votën deri sa të vdes, o Albin Kurti dhe i lus shqiptarët, të gjithë ata që mendojnë me kokën e vet, jo me shpifjet e "fiu-fiut" të PDK-së dhe të "Filmave" të AAK-së!
- Gëzimet e tyne për krimet serbe n'Verin tonë, u rikthefshin në votat për Albin Kurtin!
Tani lexoni se çka thanë të tjerët dhe çka tha Ramushi!
Ëinterthur, 30.11.204