Haki Abazi i bashkohet listës së AAK-së për zgjedhjet e 9 shkurtit

Aktuale

Haki Abazi i bashkohet listës së AAK-së për zgjedhjet e 9 shkurtit

Më: 30 nëntor 2024 Në ora: 20:59
Haki Abazi

Nesër, lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj dhe deputeti i pavarur i Kuvendit të Kosovës, Haki Abazi do të mbajnë konferencë të përbashkët për media.

Sipas njoftimit të AAK-së, Haki Abazi i është bashkuar listës së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës për zgjedhjet e 9 shkurtit.

Ndërkaq konferenca për gazetarë, do të mbahet nga ora 12:00, në selinë e AAK-së.

“Të dielën në ora 12:00, në selinë e AAK-së mbahet konferencë e përbashkët shtypi e kandidatit për kryeministër, Ramush Haradinaj dhe Haki Abazit”, thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat