Gjendja e furnizimit me ujë të pijes për qytetarët e Mitrovicës po përmirësohet gradualisht pas shpërthimit në kanalin e Ibër Lepencit një ditë më parë.
KRU Mitrovica ka nisur me trajtimin dhe shpërndarjen e ujit, por me kapacitet të reduktuar.
“Furnizimi me ujë të pijes fillimisht do të arrijë te konsumatorët të cilët gjenden të pika të ulëta e gradualisht uji do të arrijë edhe në kate të larta të banesave kolektive”, thuhet në një njoftim në Facebook.
Konsumatorët luten të përdorin ujin sa më racionalisht, në mënyrë që rrjeti të mbushet më shpejt dhe t’iu mundësohet të gjithëve qasje në ujin e pijshëm.