Ish-eprori i Policisë, Rrahman Sylejmani, thotë se sulmi në kanalin e Ibër-Lepencit është më i rëndi, pas atij të sulmit në Banjskë.
Sylejamani tha se dëmtimi i infrastrukturës kritike tregon që grupet terroriste dhe të krimit të organizuar kanë ndryshuar strategji të sulmeve.
“Është sulmi më i rëndë, pas sulmit të Banjskës. Dëmtimi edhe cenimi i infrastrukturës kritike, kjo po tregon se grupet terroriste dhe të krimit të organizuar të shpartalluar qysh me intervenimin e Banjskës, e kanë ndërruar metodën e veprimit dhe strategjisë.
Pastaj edhe pse shumica e tyre janë shpallur në kërkim janë jashtë Kosovës dhe nuk do të thotë që ata nuk mund të hynë në metoda ilegale. Kanë edhe mbështetësit e vetë brenda territorit të Kosovës dhe ky është një cenim i rëndë i sigurisë të vendit. Fatmirësisht nuk ka pasoja në njerëz, por dëmet janë të mëdha. Në 10 ditët e fundit janë tri sulme të ngjashme, me mjete shpërthyese”, tha ai.